Darmian nënshkruan kontratë të re me Interin
BKT
Sport

Darmian nënshkruan kontratë të re me Interin

Uran Krasniqi / RTKLive

Matteo Darmian ka nënshkruar kontratë të re me Interin deri në vitin 2024.

Interi e ka bërë të ditur lajmin të enjten, më pak se disa orë pasi Darmian ka realizuar golin e fitores kundër Atalantës në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Edhe futbollisti ka komentuar vendimin. 

"Jam i kënaqur që vazhdoj të vesh këto ngjyra. Shihemi në stadium", ka thënë Darmian në një video të postuar në rrjetet sociale.

Darmian iu bashkua Interit në vitin 2020 nga Manchester United.