Qeveria miraton dy vendime
BKT
Lajme

Qeveria miraton dy vendime

Fadil Sertolli / RTKlive

Qeveria e Republikës së Kosovës në një mbledhje elektronike, ka miratuar dy vendime.

Sipas një njoftimi për media të Qeverisë se Kosovës, thuhet se me vendimin e parë Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak,  Komuna Leposaviq.

Ndërkaq sipas njoftimit në vendimin e dytë për shqyrtimin e  mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak  dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.​


MË SHUME NGA Lajme