Juventus mposht Lazion në Kupë, tash i pret Inter
BKT
Sport

Juventus mposht Lazion në Kupë, tash i pret Inter

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventusi i ka lënë mënjanë problemet e fundit duke bërë një paraqitje të mirë kundër Lazios në Kupën e Italisë. 

"Zonja e vjetër" ka arritur një fitore të rëndësishme, ku ka mposhtur minimalisht 1:0 në shtëpi Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë, për ta prerë njërën nga katër biletat që dërgojnë në gjysmëfinale.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 44-të, kur pas një harkimi nga Kostic, Gleison Bremer kërceu më lartë për ta futur në rrjetë dhe me epërsi minimale për nikoqirët, skuadrat shkuan në pushium.

Të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri i pret tashmë në raundin pasardhës Interi.