City kishte refuzuar ofertën e Barçës për Silva, mësoni arsyen
BKT
Sport

City kishte refuzuar ofertën e Barçës për Silva, mësoni arsyen

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi i madh anglez, Manchester City raportohet ka refuzuar ofertën e Barcelonës për asin e tyre Bernardo Silva.

Portugezi prej kohësh është objektiv i katalonasve. Sipas medieve britanike, 28-vjeçari është i etur për t'iu bashkuar Barçës, por City nuk ka pranuar asnjë ofertë të ‘blaugranave’ për Silvan.

Barça thuhet se u përpoq të nënshkruante me Silvën në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit që tashmë është i mbyllur.

Oferta e tyre mësohet se nuk ishte afër çmimit që kërkojë kampionët në fuqi të Anglisë.

Megjithatë, siç raportohet, Barcelona nuk ka hequr dorë nga Silva për të cilin sërish do të hedhet në sulm verën që vjen.