Osmani: Kosova e përkushtuar për thellim të bashkëpunimit me Islandën
BKT
Lajme

Osmani: Kosova e përkushtuar për thellim të bashkëpunimit me Islandën

N.Mekolli /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimeve me presidentin dhe kryeministren e Islandës, është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson.

Bëhet e ditur se në takim me kryetarin e Kuvendit Ármannsson, Osmani ka falënderuar Islandën për mbështetje ndaj Kosovës, duke potencuar rëndësinë që ajo të vazhdojë edhe më tej në arenën ndërkombëtare.

“Në këtë frymë, Presidentja ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellim të bashkëpunimit dypalësh përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke potencuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, në këtë kohë përcaktuese për Evropën”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Gjithashtu, bëhet e ditur se presidentja ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. “Presidentja ka thënë se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë, vlerësuar edhe në indekset e fundit ndërkombëtare, ku Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz të ulurMund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Lajme