Adnan Januzaj zyrtarisht firmos për Istanbul Basaksehir
BKT
Sport

Adnan Januzaj zyrtarisht firmos për Istanbul Basaksehir

F.Bytyqi/RTKLive

Anësori kosovar Adnan Januzaj edhe zyrtarisht është bërë pjesë e futbollit turk.

Reprezentuesi kosovar i Belgjikës është transferuar tek Istanbul Basaksehir nga Sevilla.

Januzaj do të jetë pjesë e Istanbul Basaksehirit në formë huazimi deri në fund të edicionit aktual.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi turk, i cili i uroi mirëseardhje futbollistit me prejardhje shqiptar.