United pas Osimhen, ja sa kërkon Napoli
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Manchester United është duke i vëzhguar disa sulmues për sezonin e ardhshëm të garave.
‘Djajtë e Kuq’ sipas medieve britanike prej kohësh janë duke e monitoruar yllin e Napolit, Victor Osimhen.
Osimhen është duke bërë një sezon të madh me ‘napolitanët’ duke ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Manchester United është klubi që insiston që asin e Napolit ta transferojë në ‘Old Trafford’.
Napoli thuhet se tashmë ka vendosur çmimin në vlerë prej 90 milionë euro për golashënuesin më të mirë në Serie A.
Menaxheri i Unitedit, Erik ten Hag mësohet se pëlqen Osminhen, i cili me Napolin ka kontratë deri në vitin 2025.
Klubi anglez për të transferuar sulmuesin e Napolit duhet ta fitojë garën me PSG-n, pasi që edhe parisienët e duan yllin nigerian.























