Isco në bisedime me Konyaspor
Sport

Isco në bisedime me Konyaspor

Uran Krasniqi/RTKLive

Isco është në bisedime me Konyaspor pasi dështoi të përfundojë një transferim te Union Berlin, ka treguar zëvendëspresidenti i klubit turk Mehmet Akcan.

Kalimi i tridhjetë vjeçarit në skuadrën e Bundesligës ka dështuar të martën dhe të dyja palët kanë fajësuan njëri-tjetrin.

"Kjo është e saktë. Ne jemi në një proces negocimi me Iscon", citohet të ketë thënë Akcan nga gazeta spanjolle AS. “Mund t'ju them se dialogu po shkojnë mirë. Ne ende nuk jemi të sigurt nëse kemi arritur një marrëveshje, përndryshe do ta thonim hapur".

Ish-bashkëlojtari i Iscos në Sevilla, Adnan Januzaj, tashmë ka ka bërë një lëvizje drejt Turqisë, ku është transferuar tek Istanbul Basaksehir.


MË SHUME NGA Sport