Sancho i lumtur për rikthimin pas pauzës tre mujore
Sport

Sancho i lumtur për rikthimin pas pauzës tre mujore

Uran Krasniqi/RTKLive

Jadon Sancho është rikthyer te Manchester United pas një mungese tre mujore. 

Futbollisti kishte mbetur jashtë skuadrës pas një vendimi të trajnerit holandez, Ten Hag, i cili kishte deklaruar se kishte parë disa probleme fizike dhe mendore te futbollisti. 

Sancho është shprehur i lumtur me rikthimin. 

"Thjesht dua të bëjë një falënderim të madh për të gjithë për mbështetjen që kam marrë gjatë javëve të fundit veçanërisht për tifozët. Fokusi im është të jap gjithçka për ekipin tim dhe klubin. Unë jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë. Shihemi së shpejti", ka shkruar ai. 


MË SHUME NGA Sport