Chelsea s`llogarit te Aubameyang për Champions League
Sport

Chelsea s`llogarit te Aubameyang për Champions League

Uran Krasniqi/RTKLive

Pierre-Emerick Aubameyang pritet të lihet jashtë nga skuadra e Chelseas për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri Graham Potter raportohet se do të koncentrohet te futbollistët si Joao Felix, Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudryk, që i janë bashkuar së fundmi skuadrës angleze.

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës ka shënuar vetëm tre gola këtë sezon në tetëmbëdhjetë paraqitje.

Chelsea përballet me Borussia Dortmundin në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, ku ndeshjen e e parë e ka si mysafir më 15 shkurt dhe ndeshjen si vendas më 7 mars.


MË SHUME NGA Sport