11:54 / 04.02.2023
E konfirmon Nagelsmann: Mane do të humbasë ndeshjen e parë kundër PSG-së
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, në një konferencën për media, ka konfirmuar se ylli i skuadrës së tij, Sadie Mane do të humbasë ndeshjen e parë kundër PSG-së.
‘Bavarezët’ dhe parisienët do të përballen me 14 shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi senegalezi akoma nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi i pësuar kohë më parë.
“Unë pres që ai të kthehet në fund të shkurtit. Ai duket mirë, ai është mirë. Ne të gjithë jemi shumë të kënaqur me mënyrën se si shkuan gjërat. Por ai do të humbasë Ndeshja e parë kundër PSG-së”, ka thënën Nagelsmann.























