13:33 / 04.02.2023
E duan United dhe PSG-ja, Napolin kërkon 100 milionë euro për Osimhen
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi italian, Napoli kërkon hiq më pak se 100 milionë euro për Victor Osimhen.
Ylli i ‘napolitanëve’ kërkohet nga dy klubet e mëdha evropiane, Manchester United dhe PSG.
Sipas ‘ESPN’, Napoli nuk do të lejojë largimin e nigerianit për më pak se 100 milionë euro.
Osimhen është duke bërë një supersezon me Napolin, skuadër kjo që është në rrugën e duhur për ta fituar titullin e kampionit në Serie A.
Sulmuesi nigerian është një nga me meritorët për rezultat e Napolit, e cila kryeson Serinë A me 53 pikë të tubuara, 13-të më shumë së ndjekësi Interi.























