16:03 / 04.02.2023
Llapi, Ballkani, Feronikeli dhe Vushtrria kalojnë në çerekfinale e Kupës
F.Bytyqi/RTKLive
Janë mbyllur katër duelet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Llapi, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Vushtrria kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, garë kjo e dyta për nga rëndësia në futbollin tonë.
Llapi ka mposhtur Lirinë në udhëtim me rezultat 3-2 për të kaluar në rrethin tjetër të kësaj garë, derisa Ballkani e ka mposhtur skuadrën nga liga e parë A&N me rezultat të pastër 2-0.
Feronikeli 74 ka arritur të eliminoj Trepçën ’89 pasi e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 falë golit të Susurit nga pjesa e parë.
‘Vizën’ për kualifikim në rundin tjetër e ka siguruar edhe Vushtrria e cila mundi Flamurtarin me rezultat 4-3 pas penalltive pasi që koha e rregullt dhe loja shtesë u mbyll baras 1-1.























