13:18 / 05.02.2023
Gjiganti i Premier League-s përgatit ofertën për yllin e Milanit
F.Bytyqi /RTKLive
Klubi anglez, Chelsea raportohet se është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e AC Milanit, Rafael Leao.
Bisedimet për zgjatjen e kontratës së anësorit me ‘Rossonerët kanë ngecur, dhe tashmë duket se ardhmja e lojtarit do të jetë larg ‘San Siros’.
‘Blutë’ e Londrës, sipas medieve italiane, tashmë janë hedhur në sulm për portugezin të cilin synojnë të transferojnë në Londër.
Krerët e Chelsea shumë shpejtë do të nisin negociatat me Milanin për transferimin e Leao, edhe pse ky operacion thuhet se nuk do të jetë i lehtë për klubin anglez pasi që milanistët nuk do të heqin lehtë dorë nga ylli i tyre.