Lajçak viziton nesër Kosovën
Gjeraqina Tuhina / RTK
Pёrfaqёsuesi special i Bashkimit Evropian pёr dialog, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën tё hёnёn, merret vesh nga burimet diplomatike në Bruksel.
Gjithashtu burimet në Bruksel nuk pёrjashtojnё mundёsinё qё ai gjatё qёndrimit nё rajon tё vizitojë edhe Serbinë.
Ёshtё kjo hera e dytё qё brenda dy javësh Lajçak viziton kryeqendrën kosovare. Mё 25 janar, ai ka vizituar vetëm Kosovën ku ka zhvilluar njё darkё pune me kryeministrin, Albin Kurtin dhe zёvendёsin e tij, Besnik Bislimin.
Ende nuk ka konfirmim se kush do jenё bashkëbiseduesit e Miroslav Lajçakut nё Kosovë dhe eventualisht nё Serbi, por ai rregullisht takon liderët sa herё viziton kёto dy kryeqytete.
Do të jetё kjo gjithashtu hera e parё qё Lajçak takohet me politikanët kosovarë nga momenti kur kryeministri, Albin Kurti ka dhёnё sinjale se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë mund tё formohet, por me disa kushte specifike.
Deri mё tani zyrtarёt evropianë nuk i kanё komentuar kushtet e parashtruara nga ana e shefit tё qeverisë kosovare.
Ata edhe pas prezantimit tё kushteve vetёm kanё rikujtuar se Kosova ka obligim ndёrkombёtar qё tё formoj asociacionin dhe se pritet nga Prishtina zyrtare qё t’i respektojë tё gjitha detyrimet e marra nё dialog.