14:34 / 05.02.2023
Tifozët e Wolves “poshtërojnë” Klopp-in
rtsh
Liverpool në konfuzion total. Rezultati i pastër 3-0 i pësuar në `Molineux Stadium` ndaj vendasve të Wolverhampton-it, vërteton gjendjen e krizës së skuadrës së Jurgen Klopp, të zbritur në mesin e tabelës në Premier League dhe të mbërthyer nga tri humbjet larg Anfield.
Një udhërrëfyes deficiti për trajnerin gjerman, në shënjestër të tifozëve vendas.
Tifozëria vendase, kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën e Lopeteguit, këndoi në kor dedikuar trajnerit të 'Reds' gjatë pjesës së dytë: "Do të shkarkojnë nesër në mëngjes", bënë shaka tifozët e 'Molineux' për disa minuta' pas suksesit të pastër.
Në fund të ndeshjes, vetë Klopp pranoi se situata e Liverpool-it është e “papranueshme” dhe se problemet e ekipit të tij janë “të shumta”.