15:36 / 05.02.2023
S’ndalet Uzuni, sërish gjen golin për Granadën
F.Bytyqi /RTKLive
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni nuk ka të ndalur në ligën e dytë spanjolle.
Uzuni sërish gjen golin për Granadën. Sulmuesi shqiptar në minutën e 28’ lëshoi një goditje nga jashtë zone për të dyfishuar shifrat për ekipin mik në “Ciudad Deportiva” të Vijarrealit.
Ky është goli i 15 i Uzunit në Segunda División me Granadën, duke vazhduar të jetë golashënuesi më i mirë në kampionat.