Tottenham mposht Cityn në kryesfidën angleze
Sport

Tottenham mposht Cityn në kryesfidën angleze

F.Bytyqi /RTKLive

Tottenham e ka fituar derbin e kësaj fundjave në Premier League, duke mposhtur Manchester Cityn, me rezultat 1-0, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 21-të.

Dueli mes ‘Spurs’ dhe kampionëve në fuqi të Anglisë, ka prodhuar një ndeshje interesante anipse u shënuan vetëm një gol.

Ishte Harry Kane (15’), i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Tottenhamin.

Futbollistët e Cityt provuan më gjithë ‘arsenalin’ e tyre që të gjejnë golin e barazimit, megjithatë, tentimet e tyre ishin të kota pasi që skuadra nikoqire nuk u thye dot.

Pas kësaj fitore, Tottenham ka 39 pikë në vendin e pestë, derisa City në pozitën e dytë me 45 pikë, pesë më pak së kryesues i tabelës, Arsenal. 


MË SHUME NGA Sport