22:43 / 05.02.2023
Interi thellon krizën Milanit, vendos Martinez
F.Bytyqi /RTKLive
Interi e ka fituar derbin më të madh italian, duke mundur Milanin, me rezultat 1-0, sonte në ‘San Siro’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Serie A.
Ballafaqimi mes dy rivalëve më të mëdhenj në tokën italiane, ka prodhuar një ndeshje interesante, pavarësisht së u shënua vetëm një gol.
‘Nerazurët’ përmes Lautaro Martinez zhbllokuan ndeshjen në minutën e 34-të, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores për të besuarit e Inzaghit.
Futbollistët e Milanit e kërkuan të paktën golin e barazimit, por assesi nuk ia dolën që topin ta dërgojnë në rrjetë.
Pas kësaj fitore, Interi ‘blindon’ vendin e dytë me 43 pikë, 13 me pak se kryesuesi Napoli, derisa Milani renditet në vendin e gjashtë 38 pikë të grumbulluara.