10:47 / 06.02.2023
Moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijes bregdetare dhe zona luginore era tepër intensive me shpejtesi deri në 12 – 16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.