KOK-u njofton se ekipi i mundjes nuk ka pësuar lëndime nga tërmeti në Turqi
B. H. / RTKlive
Tërmeti i fuqishëm që ka goditur Turqinë në mëngjesin e së hënës ka lënë të vdekur së paku 670 persona në Turqi dhe Siri. Nga ky tërmet është goditur edhe qyteti Kahramanmarash, ku ndodhej edhe ekipi i mundjes i Kosovës, që po merrte pjesë në turneun “12 February”.
Fatmirësisht askush nga delegacioni kosovar nuk ka pësuar lëndime nga ky tërmet ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
“KOK bashkëndjen dhimbjen me popullin turk, pas ngjarjeve tragjike të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun ‘12 February’. Pas informacioneve të siguruara, KOK bënë të ditur se i gjithë delegacioni i ekipit tonë është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime. Ekipi është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë”, ka njoftuar KOK-u në një postim në faqen zyrtare në Facebook.























