Peleshi: Forcim i angazhimit të Shqipërisë në misionet e NATO-s
Shqipëri

Peleshi: Forcim i angazhimit të Shqipërisë në misionet e NATO-s

ATSH

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, priti sot kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiral Rob Bauer.

Peleshi, theksoi se në takim u diskutua angazhimi i Shqipërisë në NATO dhe mbështetja ndaj aleancës.

“Forcimi i angazhimit të Shqipërisë në misionet e NATO-s dhe mbështetja e pakursyer ndaj Aleancës, në qendër të bisedës me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiral Rob Bauer, i cili vizitoi vendin tonë”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Peleshi shprehu mirënjohje për kontributin që ky komitet jep për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.


MË SHUME NGA Shqipëri