18:01 / 06.02.2023
Nuk gjendet bombë në ANP, alarmi rezultoi të ishte i rrejshëm
RTKlive
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është hapur sërish për udhëtuar dhe janë rikthyer fluturimet, pas një bllokimi mbi një orë e gjysmë shkaku i një alarmi për bombë.
Zëdhënësja e Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” , Valentina Gara, ka shkruar në Facebook se alarmi për bombë ka rezultuar të ishte i rrejshëm.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka shkruar Gara.























