Prishtina mposht Dukagjinin dhe kualifikohet në çerekfinale
Sport

Prishtina mposht Dukagjinin dhe kualifikohet në çerekfinale

Uran Krasniqi/RTKLive

Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi ka fituar me rezultat 3-1. 

Kryeziu (11'), Jelen Blesa (22',  50'). 

Skuadra klinase nuk ka arritur të bëjë më shumë se sa ta gjejë golin e “nderit”. Një ukrainas ka shënuar gol për herë të parë në futbollin kosovar. Në minutën e 78-të Vladyslav Khomutov ka realizuar për rezultatin 3:1.

Pos Prishtinës në çerekfinale janë kualifikuar edhe Ballkani, Llapi, Gjilani, Behari, Malisheva, Vushtrria dhe Feronikeli 74


MË SHUME NGA Sport