Moti sot në Shqipëri
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Metetorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin veriperëndimor dhe zona luginore era intensive me shpejtësi deri në  12 – 14m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë


MË SHUME NGA Shqipëri