Xhaçka-Bauer: Shqipëria, aleat i besueshëm për sigurinë europiane
Shqipëri

Xhaçka-Bauer: Shqipëria, aleat i besueshëm për sigurinë europiane

ATSH

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Xhaçka informoi se, temë e bisedimeve ishte situata aktuale e sigurisë.

“E sigurova mbi angazhimin e vendit tonë kundrejt sigurisë kolektive dhe mora vlerësim tejet pozitiv për rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm në këtë kohë sfidash për sigurinë europiane”, u shpreh Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer u prit dje në një takim edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.


MË SHUME NGA Shqipëri