Shtete nga Amerika Latine propozojnë t`u besohet organizimi i Botërorit
Sport

Shtete nga Amerika Latine propozojnë t`u besohet organizimi i Botërorit

Uran Krasniqi/RTKLive

Argjentina, Uruguai, Paraguai dhe Kili kanë bërë propozimin për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2030.

Propozimi vetëm nga Argjentina dhe Uruguai ishte shpallur fillimisht në vitin 2017, por tashmë është zgjeruar me Paraguajin e Kilin, kurse dera ështëe hapur për t'u bashkuar edhe Bolivia.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ka thënë se ka shpresë për ta rikthyer turneun në kontinentin ku u mbajt për herë të parë. “Ne kemi mundësinë e organizimit të këtij Botërori”, është shprehur ai. “Ne e dimë se ky është një angazhim shumë i madh dhe se duhet t'i tregojmë botës se Argjentina, Uruguai, Paraguai dhe Kili janë të gatshëm për të pritur Kupën e Botës 2030".


MË SHUME NGA Sport