Osmani: Ulqini derë e hapur në periudha të vështira për kosovarët
BKT
Foto: Venera Xhoxhaj/ RTK
Lajme

Osmani: Ulqini derë e hapur në periudha të vështira për kosovarët

Afet Bela dhe Venera Xhoxhaj/ RTK

(E plotësuar, ora 12:57) Kryetari i Komunës, Omer Bajraktari tha se Kosova e Ulqini kanë lidhje shumë fuqishme.

“Është nder dhe kënaqësi për ne. Kishim një bisedë të frytshme dhe bashkëpunimi. Kosova e Ulqini kanë lidhje shumë të fuqishme dhe ato lidhje do të fuqizohen edhe më tutje. Ne si komunë presim edhe disa investime strategjike nga atje. Interesi i të gjithëve është që Ulqini të jetë një komunë sa më e fuqishme dhe shembull se si investimet nga Kosova do të mbeten edhe më të fuqishme. Dekada e ardhshme do të jetë dekadë e Ulqinit”, tha ai.

Kurse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se është nder të vizitojë Ulqinin për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit duke e ditur se Ulqini ka qenë derë e hapur në periudha të vështira të kosovarëve.

“Bashkëpunimi është jashtëzakonisht i madh është njq bashkëpunim që po thellohet dhe dobët rritet. Me projektet infrastrukturore do të rritet bashkëpunimi tregtar dhe turizmi. Do të inkurajojmë bizneset që të investojnë sa më shumë këtu për të rritë vende të reja pune. Diskutuam edhe për tema politike sepse është me rëndësi që shqiptarët kudo që janë të kenë të drejta dhe liri themelore të nivelit më të lartë”, theksoi ajo.

Presidentja Osmani vizitoi Komunën e Ulqinit

(E plotësuar, ora 12:30) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar vizitën e saj në Mal të Zi.

Ajo është ndalë në Ulqin ku është pritur nga kryetari i saj komune, Omer Bajraktari për të vazhduar pas takimet edhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës, raporton RTKlive.

Osmani ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore refugjatëve të vitit 1999 e cila është para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

Osmani: Shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol vendimtar për pavarësi

(E plotësuar, ora 10:00) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me kryetarin e Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol vendimtar për pavarësinë e Malit të Zi, si dhe shtet ndërtimit të tij.

“Sot komuniteti shqiptar në Mal të Zi, vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm në shtyrjen përpara të shtetit të Malit të ZI, në rrugën evropiane, Kosova ndan të njëjtin synim”, tha ajo, raporton RTKlive.

Presidentja Osmani premtoi mbështetje dhe përkrahjen për mbrojtje të identitetit shqiptar në Mal të Zi. Ajo ka folur edhe për investimet kosovare në Mal të Zi. “Jam shumë krenare edhe me investimet që bizneset e Kosovës po bëjnë këtu”, theksoi ajo.

E para e vendit tha se Kosova do të mbështes shqiptarët që jetojnë në të gjitha trevat, si në Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës.

Kurse kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj tha se janë të nderuar dhe të emocionuar për këtë vizitë sepse të gjithë shqiptarët në Mal të Zi janë shumë të lidhur me Kosovën. “Bashkë biseduam për bashkëpunimin institucional të komunës së Tuzit me shtetin e Kosovës”, tha ai.

Pas takimit me Kryetarin e Tuzit Nik Gjeloshaj Osmani kanë vizituar një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova. No description available. No description available. No description available.

Presidentja Osmani sot viziton komunën e Tuzit dhe të Ulqinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, sot do të vizitojë komunën e Tuzit dhe të Ulqinit, ku do të pritet nga autoritet komunale atje.

Ndryshe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më 7 dhe 8 shkurt po zhvillon vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ajo dje është pritur me nderime të larta shtetërore.  


MË SHUME NGA Lajme