09:02 / 08.02.2023
‘Milionerët’ e Gjermanisë pas asit të Monacos
F.Bytyqi/RTKLive
Futbollisti i Monacos, Aleksandr Golovin në sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Bundesligën Gjermane.
Borussia Dortmund sipas medieve gjermane, është i interesuar për asin e skuadrës franceze.
Golovin është duke treguar formë të lartë këtë sezon të garave me Monacon, dhe tashmë janë disa klube evropiane që po e monitorojnë lojtarin.
Por, siç raportohet, ‘milionerët’ e Gjermanisë tashmë janë hedhur në sulm për Golovin.
Krerët e Dortmundit thuhet së shumë shpejtë do të nisin negociatat me Monacon për transferimin e Golovin në Gjermani.























