Kjo është oferta e Al Nassr për Busquets
BKT
Sport

Kjo është oferta e Al Nassr për Busquets

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr raportohet se tashmë ka përgatitur ofertën e majme për kapitenin e Barcelonës, Sergio Busquets.

Pas transferimit te Cristiano Ronaldos, klubi saudite kërkon edhe përforcime, dhe sipas medieve të huaja, Busquets është objektiv i Al Nassr.

18 milionë euro pagë për dy vjet, është oferta e skuadrës saudite për ‘veteranin’ spanjoll.

“Al Nassr i ofron Sergio Busquets pagë prej 18 milionë eurosh për dy vjet”, shkruajnë mediat spanjolle.

Busqutes ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai prej kohësh është i lidhur me transferimin në MLS, edhe pse lojtari thuhet se preferon qëndrimin në ‘Camp Nou’.