Kim takon ambasarorin e Turqisë në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Kim takon ambasarorin e Turqisë në Shqipëri

rtsh.al

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë (8 shkurt) një takim me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay.

Ambasadorja Kim i ka shprehur Atayt ngushëllimet për jetët e humbura në tërmetin tragjik të 6 shkurtit, ndërsa shprehu mbështetjen e SHBA-ve për popullin turk.

“Në emër të US, i shpreha mikut dhe kolegut tim Kagan Atay ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Ne jemi me miqtë tanë turq në këtë kohë të vështirë”, shkruan Kim në rrjetin social Twitter. Tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka shkaktuar mbi 11 mijë viktima dhe përafërsisht 50 mijë të plagosur. 


MË SHUME NGA Shqipëri