16:29 / 08.02.2023
Lloris do t`i mungojë Tottenhamit në përballjet me Milanin në Champions
B. H. / RTKlive
Skuadra e Tottenhamit do të paraqitet pa portierin e parë Hugo Lloris për të paktën një muaj e gjysmë.
Ai pësoi një lëndim në gju në derbin kundër Manchester Cityt dhe tani do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër.
Nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se Lloris ka lëndime në ligamentet e gjurit dhe do të duhet ta riparojë me operacion.
Kësisoj, Lloris do të mungojë në dy ndeshjet kundër AC Milan në Champions League.























