20:24 / 08.02.2023
Presidenti i Napolit thotë se Osimhen nuk është në shitje
Uran Krasniqi/RTKLive
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se Victor Osimhen nuk është në shitje.
Sipas asaj që është raportuar, nigeriani është në objektiv të Manchester United dhe Chelsea, por edhe të klubeve të tjera evropiane.
De Laurentiis ka këmbëngulur për mbajtjen e njëzet e katër vjeçarit.
"Victor nuk është në shitje", ka thënë presidenti i Napolit. "Lojtarët tanë janë shumë të kërkuar, por ne nuk jemi të detyruar të shesim askënd. Ne nuk kemi asnjë borxh".
Osimhen gjatë këtij sezoni në njëzet e një paraqitjet e tij ka realizuar shtatëmbëdhjetë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.























