Shqipëri, parashikimi i motit sot
BKT
Shqipëri

Shqipëri, parashikimi i motit sot

ATSH

Shërbimi Metetorologjik në Shqipëri bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – lindje  me shpejtësi mesatare nga 1 – 10m/s, ndërsa përgjatë vijës dhe zonat luginore era intensive me shpejtësi deri në  12 – 16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2 – 4 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri