Shikueshmëria e Sanremo 2023, arrin në 10.7 milionë
Magazina

Shikueshmëria e Sanremo 2023, arrin në 10.7 milionë

RTSH

Ishin 10 milionë e 757 mijë shikues, baraz me 62.4%, shikuesit që ndoqën mbrëmjen e parë të festivalit Sanremo 2023 në Rai1.

Vitin e kaluar, mbrëmja e parë e festivalit u ndoq nga mesatarisht 10,911,000 spektatorë, e barabartë me një përqindje prej 54,7%.

“Është një figurë e jashtëzakonshme që nuk është parë prej më shumë se 25 vitesh dhe ndër më të lartat në të gjithë historinë e Festivalit të Sanremos”, komentoi CEO i Rai, Carlo Fuortes, i cili falënderoi Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella dhe Roberto Benigni.  Por nuk mbetën më pas dhe polemikat për shpërthimin e Blancos, i cili shkatërroi lulet në skenë.


MË SHUME NGA Magazina