Balla pret përfaqësues të programeve të BE-së në fushën e drejtësisë
ATSH
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla priti në një takim, përfaqësues të programeve të Bashkimit Evropian në fushën e Drejtësisë.
Delegacioni kryesohej nga Sekretarja e Përgjithshme e Rrjetit Evropian të Trajnimeve Gjyqësore (EJTN), Ingrid Derveaux dhe kishte në përbërje drejtuesin e “Projektit Western Balkans II”, Giovanni Pasqua dhe menaxheren e këtij Projekti, Vanja Tekic.
Në fokus të këtij takimi ishte mbështetja e BE-së për trajnimet vazhduese për prokurorët e Shqipërisë, përmes vendeve anëtare.
Balla e informoi Derveux për aktivitetin trajnues dhe sfidat e institucionit, si dhe shprehu vlerësimin e falënderimet mbi mbështetjen e BE-së për sistemin e prokurorisë shqiptare.
Takimi u mbyll me dakordësinë për të vazhduar punën, mbi përcaktimin e nevojave specifike, për trajnime vazhduese për prokurorët shqiptarë.























