Xhaçka-Lordi Peach: Të fokusohemi në rritjen e bashkëpunimit ekonomik
BKT
Shqipëri

Xhaçka-Lordi Peach: Të fokusohemi në rritjen e bashkëpunimit ekonomik

rtsh.al

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar me të dërguarin special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Gjatë bisedës me Peach, Xhaçka ka vlerësuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për rajonin, përfshi edhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Në këtë kuadër, Ministrja theksoi se në fokus të marrëdhënieve Shqipëri-Britani duhet të jetë nxitja e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tilla si energjia, porti dhe infrastruktura rrugore, pasi sipas saj, janë kyçe për lidhjen rajonale.

“Takim mjaft i mirë me të dërguarin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Vlerësova angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar  për rajonin, përfshirë edhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë që duhet të fokusohen më shumë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tilla si energjia, porti dhe infrastruktura rrugore që janë kyçe për lidhjen rajonale”, shkruan Xhaçka në rrjetin social Facebook, teksa ndan dhe pamje nga takimi.


MË SHUME NGA Shqipëri