20:43 / 09.02.2023
Drenica njofton afrimin e dhjetë futbollistëve
Uran Krasniqi/RTKLive
Drenica në prag të sezonit të ri ka bërë afrimin e dhjetë futbollistëve.
Viktor Kuka, Dren Loshaj, Xhihan Adili, Bleart Kastrati, Leon Kozi, Muharrem Musa, Ilir Çitaku, Ernis Dhimitri, Diego Armando Lopes Da Silva dhe Lukman Olayemi Hussein janë emrat e futbollistëve të rinj që klubi nga Skënderaj i ka prezantuar të enjten.
Drenica aktualisht në tabelën Superligës të kryesuar nga Drita e zë vendin e shtatë me gjithsejt njëzet pikë.
Ndeshjen e parë në stionorin e ri klubi nga Skënderaj do ta zhvillojë kundër Llapit.























