21:32 / 09.02.2023
Ronaldo jep spektakël në Arabi, vjen një tjetër rekord
RTSH
Pasi u mundua pak në ndeshjet e para, me vetëm një gol të shënuar nga një penallti, Cristiano Ronaldo më në fund u çlirua edhe me fanellën e Al Nassr.
Kampioni portugez, gjatë ndeshjes së kampionatit mes Al Ëahda dhe Al Nassr, ka realizuar një poker personal që i lejoi ekipit të tij të triumfojë 4-0. Për Ronaldon, këta ishin golat e tij të parë nga loja në Arabinë Saudite, duke përjashtuar atë që shënoi në miqësoren kundër PSG-së. Një poker i pasuruar nga një rekord i ri i jashtëzakonshëm: portugezi ka arritur në fakt 503 gola të shënuar në kampionatet kombëtare.
Një shifër e përbërë nga 311 gola me Real Madridin, 103 me Manchester United, 81 me Juventusin, 3 me Sportingun e Lisbonës dhe 3 me Al Nassr.























