Labinot Osmani njofton tërheqjen nga futbolli
BKT
Sport

Labinot Osmani njofton tërheqjen nga futbolli

Uran Krasniqi/RTKLive

Labinot Osmani është përshëndetur me futbollin në moshën tridhjetë e shtatë vjeçare.

Përmes një njoftimi  në rrjetin social Facebook, ish-sulmuesi shumë i vlerësuar i futbollit kosovar, ka thënë se tash është koha për t'i dhënë fund rrugëtimit të tij. 

Për vendimin e Osmanit ka reaguar një nga ish-skuadrat e tij, Vushtrria.  

"Labinot Osmani, një nga legjendat e klubit FC Vushtrria pensionohet nga futbolli. Sot, futbollit të Kosovës iu pensionua një nga sulmuesit më të mirë në vitet e fundit në futbollin e Kosovës. Ai ishte pjesë e historisë së klubit tonë në vitin 2014, ku u kurorëzuam me titullin kampion në Superligën e Kosoves për herë të parë në histori të klubit. Falenderime të mëdha dhe shume respekte për kontributin e dhënë për klubin tonë dhe futbollin kosovar në përgjithësi. Labi, përveç një futbollisti të dalluar, ai ishte edhe njeri me vlera dhe një imazh shumë i mirë për gjeneratat e reja. Mirë u pafshim, LabiGol! Të priftë e mbara dhe shume suksese në jetë", ka shkruar klubi nga qyteti me të njëjtin emër.