Edhe Arsenali pas Fatit
BKT
Sport

Edhe Arsenali pas Fatit

F.Bytyqi/RTKLive

Pas Manchester Unitedit, është Arsenali një tjetër klub i madh anglez që është duke e monitoruar Ansu Fatin.

‘Cadena Cop’ të premten shkruan se ‘Topçinjtë’ kanë kontaktuar superagjentin Jorges Mendes për të pyetur për Fatin, edhe pse katalonasit thuhet se nuk duan ta shesin asin e tyre.

Megjithatë, menaxheri i skuadrës nga ‘Emiratës’, Mikel Arteta po kërkon të forcojë skuadrën në afatin kalimtar të verës që po vjen, dhe Fati mësohet se është në listën e strategut të londinezëve.

Vera që vjen duket se do të jetë e ‘nxehtë’ për yllin e Barcelonës pasi që Manchester United dhe Arsenal do të provojnë që të transferojnë lojtarin në ishull.