OSBE, mbështetje qeverisjes mjedisore në Shqipëri
BKT
Shqipëri

OSBE, mbështetje qeverisjes mjedisore në Shqipëri

ATSH

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Guido De Sanctis, deklaroi sot se OSBE do të vijojë të mbështesë qeverisjen mjedisore në Shqipëri.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Guido De Sanctis zhvilloi sot një takim me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes OSBE-së dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit.

“Takim i parë i mirë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Shprehëm gatishmërinë për të çuar përpara bashkëpunimin e gjatë mes Prezencës dhe autoriteteve të mjedisit. Prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbështesë qeverisjen mjedisore në Shqipëri”, tha ambasadori Guido De Sanctis.


MË SHUME NGA Shqipëri