Eksportues bujqësor shqiptar në panairin `FRUIT LOGISTICA` në Berlin
BKT
Shqipëri

Eksportues bujqësor shqiptar në panairin `FRUIT LOGISTICA` në Berlin

ATSH

Dhjetë përpunues dhe eksportues bujqësorë të Shqipërisë u bënë pjesë e “Pavionit të Shqipërisë”, duke prezantuar ekselencën shqiptare në fruta-perime në panairin më të rëndësishëm në Evropë për produktet bujqësore të freskëta, “FRUIT LOGISTICA”, i cili u mbajt në Berlin, Gjermani, gjatë datave 8 dhe 9 shkurt 2023.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me fokus ndaj eksporteve bujqësore, organizoi pavionin shqiptar në këtë panair, duke promovuar fort prodhuesit tanë në tregjet ndërkombëtare.

Kompanitë pjesëmarrëse patën mundësi të krijojnë një rrjet ndërkombëtar kontaktesh, kontrata shitjesh dhe mundësi eksporti të mallrave të tyre.

Sektori i fruta-perimeve është me rëndësi të lartë për bujqësinë shqiptare dhe zë 36% të totalit të eksporteve bujqësore, të cilat arritën vlerën rekord prej 55.1 miliardë lekë në vitin 2022.


MË SHUME NGA Shqipëri