21:22 / 10.02.2023
Sanremo 2023/Surpizat e mbrëmjes së tretë
RTSH
Mbrëmjen e djeshme kanë performuar 28 këngëtarët në garë, të votuar nga juria dhe nga publiku në shtëpi nëpërmjet televotimit.
Krahas Amadeus-it dhe Gianni Morandi ishte edhe volejbollistja Paola Egonu , e cila u prezantua në skenë me një monolog mbi racizmin.
Mbrëmja e tretë e Festivalit të Sanremos gjithashtu solli grupin Måneskin në Ariston që performuan bashkë me Tom Morello, të cilët cuan në këmbë të gjithë publikun. Këngëtari Sangiovanni gjithashtu u ngjit në skenën e Ariston dhe këndoi me Morandi.