Mbi 25.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
BKT
Lajme

Mbi 25.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

REL

(E plotësuar) Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha më 11 janar se numri i viktimave nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 25.000.

Ky njoftim vjen pak kohë pasi ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjalla nga rrënojat dy gra, pasi ato kishin qenë të bllokuara për 122 orë, thanë autoritetet të shtunën.

Një ditë më herët, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se autoritetet duhej të kishin vepruar më shpejt pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Gjashtëdhjeteshtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat në 24 orët paraprake, tha zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, gjatë një adresimi në orët e vona të së premtes.

Rreth 80.000 persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona anë mbetur pa shtëpi, tha Oktay.

“Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që ata t’i kthehen jetës normale, duke u ofruar strehim brenda një viti dhe duke ua shëruar dhimbjen sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Oktay.

Në Siri, që po ashtu u godit nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka realizuar vizitën e parë në zonat e prekura nga tërmeti. Siç ka raportuar media shtetërore siriane, ai së bashku me gruan e tij Asma, kanë vizituar një spital në Alepo.

Qeveria e tij ka miratuar ndihmën humanitare për gjithë linjën e frontit në luftën civile 12-vjeçare, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë miliona njerëz që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Tërmeti i së hënës prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.

Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17.000 persona.

(E plotësuar) Arrin në mbi 24.000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjalla nga rrënojat dy gra, pasi ato kishin qenë të bllokuara për 122 orë, thanë autoritetet të shtunën.

Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit, numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka arritur në mbi 24.150.

Një ditë më herët, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se autoritetet duhej të kishin vepruar më shpejt pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Gjashtëdhjeteshtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat në 24 orët paraprake, tha zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, gjatë një adresimi në orët e vona të së premtes.

Rreth 80.000 persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona anë mbetur pa shtëpi, tha Oktay.

“Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që ata t’i kthehen jetës normale, duke u ofruar strehim brenda një viti dhe duke ua shëruar dhimbjen sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Oktay.

Në Siri, që po ashtu u godit nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka realizuar vizitën e parë në zonat e prekura nga tërmeti. Siç ka raportuar media shtetërore siriane, ai së bashku me gruan e tij Asma, kanë vizituar një spital në Alepo.

Qeveria e tij ka miratuar ndihmën humanitare për gjithë linjën e frontit në luftën civile 12-vjeçare, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë miliona njerëz që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Tërmeti i së hënës prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.

Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17.000 persona.

 

Mbi 23.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e më shumë se 23 mijë personave. Ky rajon është shtëpi e 13.5 milionë njerëzve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Pamje të realizuara me dronë nga lartësia shfaqën shkatërrimin e lënë pas, me lagje të tëra të rrafshuara.

Shifrat e reja, të cilat çdo ditë po rriten, përfshijn mbi 19.888 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3.500 në Sirinë tashmë të shkatërruar nga lufta civile. Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u lënduan.

Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.

Ndërsa ekuipazhet e emergjencës dhe të afërmit në panik gërmuan nëpër rrënoja - dhe herë pas here gjenin njerëz të gjallë - fokusi filloi të zhvendosej në prishjen e strukturave të rrezikshme të paqëndrueshme.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.

Në veriperëndim të Sirisë, gjatë natës, të enjten më 9 shkurt, mbërritën kamionët e parë të OKB-së që kur ndodhi tërmeti që hynë në zonën e kontrolluar nga rebelët nga Turqia, duke nënvizuar vështirësinë për t'u ndihmuar njerëzve atje.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh i së hënës, kaloi numrin e më shumë se 18.400 të vdekurve nga tërmeti i vitit 2011 që shkaktoi një cunami në Fukushima, Japoni, si dhe tërmetin e vitit 1999 pranë kryeqytetit turk, Stamboll, që u mori jetën rreth 18 mijë personave.


MË SHUME NGA Lajme