Loxha fiton medaljen e argjendtë në Bullgari
BKT
Sport

Loxha fiton medaljen e argjendtë në Bullgari

Uran Krasniqi/RTKLive

Xhudistja kosovare Flaka Loxha është mposhtur në finale të "European Open Sofia 2023", duke bërë që në Prishtinë të kthehet me medaljen e argjendtë.

Kosovarja ka humbur prej bullgares, Ivelina Ilieva. Ndërsa Dardan Cena ka zënë vendin e pestë.

Loxha shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë, në kategorinë -57 kg, kurse Cena realizoi tri fitore dhe dy humbje në kategorinë -73 kg.

Xhudistja Flaka Loxha shkon në finale të "European Open Sofia 2023"

Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka mposhtur në gjysëmfinale të "European Open Sofia 2023" spanjollen Adriana Rodriguez Salvador dhe tash në finale ku do të ndeshet kundër vendases, bullgares, Ivelina Ilieva.

Loxha në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon belgen, Eveline Delbaen.

Në çerekfinale ajo mooshti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina, Andjela Samardzic.

Ndërsa Dardan Cena në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me dy Wazaari për Ippon malazezin, Petar Klikovac.

Cena në xhiron e tretë mposhti me Ippon armenin, Arsen Avedisyan.

Dardani në çerekfinale humbi me Ipponnga garuesi me përvojë, bullgari Raicu Alexandru.

Pas asaj ndeshje ai u ndesh në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe me tri dënime për Ippon garuesin cilësor, rumunin Adrian Sulca.

Garuesi ynë për medalje të bronztë ndeshet me rumunin tjetër, Lucian Bors Dumitrescu.