Nikolla: Arsimimi i grave dhe vajzave, motor i zhvillimit të shoqërisë
ATSH
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dhënë sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë.
Nikolla thekson se arsimimi i grave dhe vajzave ka efekte të shumëfishta në arsimimin e popullsisë.
“11 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, është një rast për të kujtuar se arsimi dhe shkenca janë motor i zhvilimit të shoqërisë, por ky motor e zhvillon shoqërinë, fuqizon ekonominë dhe rrit mirëqenien shumë më shpejt, nëse gratë dhe vajzat përfshihen gjerësisht në arsimin dhe kërkimin shkencor. Arsimimi i grave dhe vajzave ka efekte të shumëfishta në arsimimin e popullsisë. Prandaj ngushtimi i dallimeve gjinore në arsim dhe shkencë nuk është një luks për gratë dhe vajzat, por një kërkesë jetike për shoqërinë dhe vetë shkencën. Treguesit optimistë të pjesëmarrjes së grave e vajzave shqiptare në arsim e shkencë, duhet të “përkthehen” më mirë në një cilësi më të lartë dhe impakt më të dukshëm në shoqëri. Nderim për gratë dhe vajzat shkencëtare të talentuara!”, shkruan Nikolla.























