Haaland tregon arsyen përse nuk zgjodhi Manchester Unitedin
RTSH
Marrëdhëniet mes menaxherit të ndjerë, Mino Raiola, dhe United ishin mjaft të mira dhe për këtë arsye habiti jo pak mënyra si klienti i italianit, Erling Haaland, anashkaloi “Djajtë e kuq” për ekipin tjetër të Manchesterit.
Por pas gati një viti ka qenë vetë sulmuesi norvegjez, i cili ka lënë të kuptohet se ky transferim nuk u krye kurrë për shkak të… bashkombësit të tij tek United.
I pyetur nga Gary Neville se përse nuk u transferuas në “Old Trafford”, Haaland u përgjigj mjaft shkurt: “Duhet të pyesni atë (i referohej Solskjaer)”.
Nga kjo përgjigje kuptohet qartë se përse 22-vjeccari zgjodhi të bëhej “Citizen” dhe jo “Red Devil”. Nuk është një mister që raporti mes dy norvegjezëve nuk është i mirë. Ish-trajneri i United ka mundur të bashkëpunojë me Haaland në Norvegji kur drejtonte klubin e Moldes.























