Southampton shkarkon trajnerin
BKT
Sport

Southampton shkarkon trajnerin

Uran Krasniqi/RTKLive

Nathan Jones është shkarkuar nga posti i trajnerit të Southampton pas vetëm katërmbëdhjetë ndeshjesh. 

Skuadra ka humbur nëntë nga dhjetë paraqitjet e fundit të ligës dhe vazhdon të jetë në fundin e tabelës së renditjes.

Për ndërprerjen e kontratës klubi anglez ka konfirmuar edhe përmes një deklarate. 

"Klubi i futbollit Southampton mund të konfirmojë se është ndarë me menaxherin e ekipit të parë të meshkujve Nathan Jones. Do të jetë Ruben Selles ai që do të marrë përgjegjësinë për stërvitjen dhe përgatitjen e ekipit para ndeshjes së fundjavës së ardhshme kundër Chelseas".