15:04 / 12.02.2023
Protestë në Hagë, “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”
RTK
Me moton "Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë" shqiptarët që jetojnë në diasporë më 1 mars do të protestojnë para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë.
Në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të kërkojnë drejtësi dhe shfaqin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.
Organizatorët e protestës bëjnë thirrje për dalje sa më masive këtë ditë dhe jo vetëm shqiptarë të diasporës, por ftojnë edhe qytetarët e Kosovës që t?u bashkohen në protestë paqësore.























